Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar besimtarët ortodoksë për Festën e PAshkëve.
Ajo thotë se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.
“Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë!
Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë.
Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.
Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë”, shkruan Kryemadhi.




