Morën votëbesimin në Parlament, ja kur ministrat e rinj do të betohen te Presidenti

0
0

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të miratuar nga Kuvendi, do të kryejnë ceremoninë zyrtare të betimit përpara Presidentit të Republikës.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Mes tensioneve dhe debateve, Kuvendi miratoi  në seancë plenare dekretet e Presidentit për emërimin e disa anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.

Po me 83 vota pro dhe 4 kundër u miratua emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa me të njëjtin rezultat votimi, 83 pro dhe 4 kundër, u miratua edhe emërimi i Besfort Lamallarit në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, Ermal Nufi u votua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.
Në krye të Ministrisë së Drejtësisë u miratua emërimi i Toni Gogut, i cili mori 83 vota pro dhe 5 kundër.

Gjithashtu, Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërsa Erjona Ismaili u votua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke marrë 82 vota pro dhe 4 kundër.

Zjarr Tv Ad