“Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta”, ishte kërkesa e 28-vjeçarit turk, Faruk Ozer ndaj togave të zeza gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Elbasanit.
Por kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë, pasi gjykatësi i çështjes ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
Gjithashtu është miratuar kërkesa për ekstradimin e bosit turk i kriptomonedhave në atdhe, ku pritet të gjykohet për mashtrimin e qindra qytetarëve me investimet në bursa me anë të kompanisë së tij “Thodex”. Avokati i tij shqiptar Sajmir Mengjezi kërkoi një masë më të butë ndaj klientit të tij, gjë që u hodh poshtë nga gjykatësi.
Zhvillimet brenda në seancë u ndoqën dhe nga avokatja turke e 28 vjeçarit Sevgi Eraslan. Në një prononcim për median ajo pretendon se klienti i saj nuk është personi përgjegjës për të cilat akuzohet dhe se ai u ka kthyer qytetarëve që mnashtroi, duke e cilësuar sulmin e tij politik.
Faruk Fatih Ozër akuzohet se u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”. Kompania përmes të cilës vepronte Ozer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Një ditë më parë në Elbasan mësohet se ka udhëtuar zv.drejtori i policisë turke, Resul Holuglu i cili eshte shprehur falënderues ndaj operacionit të autoriteteve shqiptare.




