Një grup gazetarësh që mbulojnë kronikën në vendin tonë së bashku me përfaqësuesin e policisë Gent Mullain kanë dalë në protestë në Sheshin Nënë Tereza.
Ky reagim vjen një ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku një makinë luksoze që drejtohej nga Ajas Sulejmani përplasi foshnjën tre muaj dhe prindërit.
Gazetarët kërkojnë ashpërsim të ligjit për shkaktarët e aksidenteve rrugore. Gazetari, Arsen Rusta, njëherazi edhe organizatori i kësaj proteste, iu drejtua të gjithë përdoruesve të rrugës me një mesazh.
“Unë do të doja të rikthehesha në kohë, në 2017 patën një draft në parlament, ata sot janë në parlament, hidhi sytë nga publiku, nuk mundet sepse rezultoi që shoferi plot 8 herë ishte ndëshkuar nga policia, si mund ta mbajë policia që ta mbajë në arrest, se ligji nuk ua mundëson, se kur është me targa të huaja paguan lekët dhe rimerr parlamentin, në verë do shikojmë çudira, a është zgjidhje gjoba. Vizat e bardha nuk janë viza kokaine, një i pasur dhe një i varfër kanë një të përbashkët, përdorin të njëjtën rrugë, bashkëjetesa është për të gjithë“, tha Rusta.
Të njëjtin mesazh dha edhe gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, ku thekson se shoferët, por edhe kalimtarët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor jo për shkak të frikës nga policia apo gjobës, por për të parandaluar shkatërrimin e jetëve.
“Media nuk ka vetëm rol informues, por edhe edukues dhe sensibilizues, për t’i thënë çdo përdorues të mjeti, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo nga frika e policit apo i një gjobe, por sepse një moment pakujdësie merr jetë dhe shkatërron jetë dhe ju vetë mund të shkatërroheni, ky është mesazhi im“, tha Hoxha.
Përfaqësuesi i policisë në këtë protestë, zëdhënësi Gent Mullaj tha se e gjithë shoqëria duhet të punojë së bashku, për të bërë një ambient të sigurt bashkëjetese, teksa ka folur edhe në gjuhën e shifrave, ku sqaroi se numri i viktimave si pasojë e aksidenteve rrugore është shumëfish më i lartë se i vrasjeve me armë, prandaj ndëegjegjësimi duhet të jetë më i madh!
“Unë nuk jam si individ, jam këtu për të përcjellë një mesazh dhe apel për qytetarët, policia, qytetarët dhe media, që kanë një rol për sensibilizimin e qytetarëve të punojmë sëbashku për të parandaluar aksident rrugore dhe për të siguruar një ambient të sigurt, e përfaqësojmë këtë nismë, ne jemi të parë që jemi përgjegjës dhe që jemi reagues ndaj çdo fenomeni negativisht, ju e keni parë që kjo punë që ne bëjmë, nuk është një punë me aksion, policia rrugore kanë vijuar punën në vijimësi, lajmet që ju transmetoni drejtues mjeti nën efektin e lëndëve narkotike, nuk vjen si pasojë e paaftësisë së policisë së shtetit, një automjet vret më shumë se vrasje, 52 vrasje, 180-2022 viktima nga aksidentet rrugore, duhet të punojmë së bashku. Media është faktor kyç për të mbështetur policinë e shtetit, jo për t’i bërë reklamë punës sonë, do ketë një reagim të menjëhershëm dhe me ndihmën tuaj do të bëjmë më të mirën“, tha Mullai.






