Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga përmbytjet në Durrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Duke iu referuar situatës, Berisha shkruan: “Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit.
Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal. Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale.




