E mërkurë, Prill 15, 2026
Ballina Aktualitet “Na duhesh më shumë në tokë ca kohë”, Rama bisedon me pilotin...

“Na duhesh më shumë në tokë ca kohë”, Rama bisedon me pilotin shqiptar dhe i ofron punë: Kemi mangësi, je i dëshiruar të vish

0
1132

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me disa prej aplikantëve të nismës ‘Gati për Shqipërinë, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre.

Në mesin e aplikantëve ishte edhe një pilot, i cili aktualisht punon në Arabinë Saudite si kapiten dhe dëshiron të ofrojë kontributin e tij në Shqipëri.

Rama i ofroi një vend pune, pasi në Shqipëri ka mangësi në fushën e aviacionit.

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten, kam mbaruar studimet për pilot, jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

Edi Rama: Je shumë i dëshiruar të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi kemi mangësi. Sapo të gjejmë një aeroplan, ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit edhe një vend pune në një aeroplan ta gjejmë, por mbase na vlen më shumë që të rrish në tokë ca kohë.

 

Zjarr Tv Ad