Nafta/ Petrit Vasili: Çmimet në Bursa ulen, ‘Bordi i Hajdutëve’ vazhdon vjedhjen. Mbush xhepat e qeverisë dhe oligarkëve

0
9

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar Bordin e Transparencës se nuk është mbledhur për të ndryshuar çmimet e karburanteve që më 12 tetor, ndërkohë që në Bursa çmimet janë ulur.

“Bordi eshte shume i shpejte kur rrit cmimin e naftes, por shume i ngadalte kur duhet ta ule ate”.

Teksa bën thirrje për shkrirjen e këtij bordi, Vasili shkruan: “Bordi vjedh shqiptaret dhe mbush xhepat e qeverise dhe te oligarkeve”.

Reagimi i Petrit Vasilit

Çmimet ne Bursa ulen, Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen!!

Bordi Hajduteve qe vendos cmimin e naftes ka qe ne 12 tetor qe nuk mblidhet mē dhe ka mberthyer cmimin ne plot 240 leke per liter.

Bordi eshte shume i shpejte kur rrit cmimin e naftes, por shume i ngadalte kur duhet ta ule ate.

Treguesi Brent, referenca e naftës bruto europiane ka zbritur në 90 dollarë për fuçi, nga gati 100 dollarë që ishte pak ditë më parë.

Treguesi tjetër Platts, që është referenca ku blejnë importuesit shqiptarë ka zbritur në 1088 dollarë për fuçi.

Vendimi i fundit i Bordit është i datës 12 tetor, kur nafta në bursa ishte 96 dollarë për fuçi për treguesin Brent dhe 1109 USD/ton për treguesin Platts.

Bordi vjedh shqiptaret dhe mbush xhepat e qeverise dhe te oligarkeve.

– TE SHKRIHET BORDI

– VOTONI PROJEKTLIGJIN PER HEQJEN D DY TAKSAVE PER NAFTEN QE PARTIA E LIRISE KA ÇUAR NE KUVEND 8 MUAJ ME PARE!!

Zjarr Tv Ad