




Ka ndërruar jetë Ylli Çika, xhaxhai i zyrtares së kryeministrisë Alda Klosit të cilës i vodhën 120 mijë euro nga shtëpia e saj.
Çika humbi jetën pas përballjes me një sëmundje të rëndë. Nga deklarimet e bëra në polici, Klosi ka pretenduar se paratë që i vodhi sanitarja, ia kishte dhuruar xhaxhai i ndjerë.
Por, sipas A2CNN, familja e Ylli Çikës nuk ka pasur dijeni për deklarimet e Alda Klosit në prokurori dhe ka mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.




