Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur për situatën politike dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit. Ndoka u shpreh në “Top News” se askush nuk dëshiron të garoj nën logon e PD-së së Lulzim Bashës.
Më tej Ndoka tha se para një viti Lulzim Basha të gjitha kandidatëve që i vendoste për të kandiduar, u kërkonte lekë, kurse tashmë ai u ofron lekë, por sipas tij askush nuk pranon të marrë pjesë në zgjdhje.
“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Barava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës. Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv. Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë”, u shpreh Nard Ndoka.




