Ndryshimet në qeveri, Andi Bushati: Lëvizje amatore të Ramës

0
24

Andi Bushati ka bërë analizën e tij lidhur me vendimet e marra nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS për ndërrimin e qeverisë.

Bushati këtë e konsideron rënie të qeverisë edhe pse Rama e paraqet si të suksseshme. Sipas tij kreu i qeverisë duhet të vinte ministra më të fortë.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Bushati shprehet se Rama i ngjan më shumë Berishës pasi përpiqet t’i strehojë ministrat nën hijen e tij.

“Të bjerë qeveria e të thuash nga ana tjetër që qeveria ishte e suksesshme këtë vetëm Edi Rama mund ta kuptojë. Tani e mer prap tepsinë vet dhe fajin na e paskan pasur ministrat dhe jo ai. Ashtu siç sipas tij e kanë drejtorët e spitaleve dhe hipotekave.

Rama duhet të kishte vënë ministra të fortë. I vetmi i fortë është Braçe, të tjerët janë anonime. Ka dashur në një shportë të mbledhë gjithë vezët e mundshme, që një lëvizje e vogël të thyejë të gjithë vezët.

Mua më duken lëvizje amatore.

Surpriza më e madhe për mua ishte këmbimi i shefit të diplomacisë, se deri në një farë pike Bushati është një nga njerëzit që ka udhëhequr diplomacinë shqiptare dhe po të shohim s’ka pasur asnjë akuzë. Zëvendësohet nga njeri pa background në PS.

Pesha politike e kabinetit ka rënë, edhe kabinetet e para s’është se kishin peshë. Rama i ngjan Berishës, i strehon ministrat nën hijen e kryeministrit. Ndryshe nga koha e Nanos, ku ministrat ishin identitete që mbronin idetë e tyre,” tha Bushati.

Zjarr Tv Ad