Ndryshimet e qeverisë janë më se të pritshme. Pas më shumë 5 orë diskutime të mbledhjen e kryesisë, kryeministri Edi Rama tha se do bëhen lëvizjet e duhura por çdo gjë hap pas hapi. Sipas tij qeveria ka bërë gabime dhe ka shumë punë për të korrigjuar këto gabime.
“Çdo gjë pas hapi, unë nuk e them fjalën e fundit të parën. Unë di gjithmonë radhën e lëvizjeve pasi mendohem gjatë pasi të bëj çdo lëvizje. Do bëjmë të gjitha lëvizjet e duhura, do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve. Ka ende shumë për të bërë, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma, kemi shumë për të korrigjuar. Kemi bërë gabimet tona. Është e sigurt që e kemi lexuar me shumë vëmendje mesazhin e protestës”.
Po ashtu shefi i qeverisë ka treguar se çfarë ndodhi në 5 orë diskutimi në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, ku burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se ka pasur tone të larta dhe goditje të tavolinës nga ana e kryeministrit.
“Kemi patur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm, procesi të premtuar reflektimi që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve por është dhe në AND tonë dhe është një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjera për tu përmirësuar. Nuk jemi të pagabueshëm, në boshllëkun e një opozite të besueshme është një sfidë më vete që të vetë korrigjohemi në vijim. Kemi folur për partinë, organizmin në tërësi mekanizmat e komunikimit, zëri i shoqërisë të gjejë sa më shumë hapësirë dhe partia të shkojë përtej vetes. Partia kam parasysh të gjithë bazën e veprimtarisë sonë. Të gjitha forumet dhe mekanizmat raportin e krijuar për të përmirësuar. Është një proces pozitiv. Kemi diskutuar dhe për protestën, arsyet faktorët dhe domosdoshmërinë që ta bëjmë atë si duhet atë që është shqetësimi real. Ata e shkundën politikën në raport me vetveten, i kanë dhënë një shuplakë qeverisë. Reflektimi ynë i domosdoshëm do vazhdojë e do thellohet për të qenë në lartësinë e ambicieve”




