“Në 1 Maj nis epoka e re”/ Marrin fund orvatjet nëpër sportele, kryeministri Rama del me njoftimin e rëndësishëm: S’ka më bakshishe!

0
65

Kryeministri Edi Rama bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se që nga 1 Maji nis një epokë e re në vendin tonë, shërbimet pa sportel.

Rama shprehet se tashme vendy ynë ka hyrë në epokën e dixhitalizimit dhe i ofron shërbimet përmes platformës kombëtare digjitale.

Postimi i plotë:

Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportel

Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale

Ky është një stacion historik i #RevolucionitDigjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundi

#TëBashkuarJoTëNdarë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim

Zjarr Tv Ad