E diel, Gusht 16, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Në këtë shtet po rriten frikshëm të infektuarit me koronavirus, shkojnë mbi...

Në këtë shtet po rriten frikshëm të infektuarit me koronavirus, shkojnë mbi 3 milionë

0
30

Koronavirusi fillimisht u përhap si sëmundje më së shumti në shtetet e Europës Perëndimore, por se tashmë Covid-19 është prezent në shumë vende të globit.

Rastet e personave të infektuar me virus janë shtuar në mënyrë të frikshme në vendet e Amerikës Latine, por edhe në shtete të mëdha me popullatë po ashtu të madhe, sic është India.

Ndërsa, në fillime India nuk ishte një vend problematik sa i përket njerëzve të infektuar me koronavirus, tashmë është në top listë.

India ndodhet në vendin e tretë në botë sa i takon numrit të të infektuarve me virus, me 3 191 977 individë  që janë pozitive ndaj Covid-19.

Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Indi ka shkuar në 58 793 njerëz.

Vetëm në 24 orët e fundit, në shtetin indian, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 247 persona.

Në të gjithë botën, janë infektuar deri më tani nga virusi mbi 23.8 milionë njerëz.

Vendi me më shumë shtetas të infektuar është Shtetet e Bashkuara, me mbi 5.9 milionë të tillë.

Zjarr Tv Ad