E enjte, Prill 23, 2026
Ballina Bota Në Kinë po kthehet normaliteti dhe nuk do të ketë një valë...

Në Kinë po kthehet normaliteti dhe nuk do të ketë një valë të dytë…

0
50

Në Kinë, siç duket po kthehet normaliteti, madje në Whan tashmë është kthyer pothuajse jeta normale.

Sipas Deutsche Welle, Kina ka fituar përvojën e nevojshme kundër SARS në vitin 2002. Këto njohuri e ndihmuan Kinën, që të përballojë edhe  krizën aktuale, më mirë se vendet e perëndimit që kishte mbërthyer vendin.

Europa dhe SHBA, janë duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë, një nga mjekët më të njohur të Kinës, veteran Zong Nansan, ka vetëm lajme të mira për populline  tij. Gjithashtu eksperti kinez, e vlerëson situatën se nuk do të ketë më një valë të dytë në pjesën më të madhe të vendit.

“Në Kinë situata është e mirë. Ishte një fitore e arritur me shumë përpjekje”, ka thënë mjeku 84-vjeçar.

Populli kinez, në vend që të t’i bënte ballë pandemisë, ky popull bëri një sakrificë më të madhe. Qytete me miliona banorë, u izoluan  për javë të tëra. Falë këtij izolimi, si dhe testimeve masive dhe gjurmimëve gjithashtu, Kina ja doli shumë mirë se vendet e tjera, ka shkruar Cnn grek.

Sipas autoriteteve vendase, prej disa muajsh Kina po shënon shifra të ulëta infektimesh, ndërkohë që jeta dhe ekonomia në vend po i kthehen normalitetit. Ekonomistët vlerësojnë se këtë vit, Kina do të jetë ekonomia e vetme e madhe në botë që do të shënojë rritje.

Zjarr Tv Ad