Ambasadorja amerikane Yuri Kim për pak ditë bën dy vite nga mbërritja e saj në Shqipëri. Ajo shprehet se kjo periudhë ka qenë emocionues dhe e mrekullueshme.
Kim tha në një intervistë për “Euronews Albania”, se gjatë këtyre dy viteve ka qenë e fokusuar në tre prioritete; demokracinë, mbrojtjen dhe biznesi.
“Në pak ditë do të mbushen 2 vjet që kur arrita në Shqipëri. Dhe më duhet të them se kanë qenë dy vite të mrekullueshëm dhe shumë emocionues. Kanë ndodhur shumë gjëra. Kam pasur tre prioritete këtu, demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Kemi bërë përparim te të treja.
Prespektiva për investime të tjera amerikane është shumë pozitive, Shqipëria ka një forcë të re dhe po punon mirë me fqinjët e saj, me nisma si “Ballkani i Hapur””, u shpreh Kim.




