Në pritje të vendimit të KPA, flet prokurorja Imeraj

0
18

“Pres drejtësi!” kështu është shprehur prokurorja Elisabeta Imeraj, pak çaste më parë, teksa pritet të jepet vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndaj saj.

Imeraj paraqiti në seancë në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për tre kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Imeraj deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare prokurorja Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi atë në detyrë.

Zjarr Tv Ad