E shtunë, Prill 11, 2026
Ballina Aktualitet Nënshkruhet marrëveshja mes Zyrës së Prokurorit Publik Europian dhe Prokurorit të Përgjithshëm...

Nënshkruhet marrëveshja mes Zyrës së Prokurorit Publik Europian dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, ja për çfarë ranë dakord palët…

0
68

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua mes Zyrës së Prokurorit Publik Europian dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksemburg. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit.

Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së. Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh, mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj. EPPO filloi funksionimin më 1 qershor 2021, pasi Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht datën e fillimit më 26 maj 2021.

Zjarr Tv Ad