E shtunë, Gusht 8, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Lifestyle Nëse je single ky aplikacion është super, por të duhen shokë të...

Nëse je single ky aplikacion është super, por të duhen shokë të besueshëm

0
25
Zjarr Televizion Adccccc

Një aplikacion i ri i lejon shokët e tu që të ta zgjedhin personin me të cilin do të dalësh në takim.

Ky aplikacion quhet Ship dhe ideja e tij është që miqtë që ju njohin më mirë, sesa ju e njihni veten, të identifikojnë profilet e përshtatshme të njerëzve që mund të keni injoruar.

Kjo është një mënyrë e re për të përfshirë shokët e ngushtë në eksperiencat e reja të takimeve. Aplikacioni përdoret duke hapur një profil tëndin dhe duke e plotësuar disa të dhëna kryesore. Më pas ti fton shokët e tu dhe ata bëjnë kërkimet për ty.

Ti mund të zgjedhësh vetë dikë që të pëlqen, por grupi i miqve do të njoftohet menjëherë nëse nis ndonjë bisedë me të.

Por qetësohuni pasi askush nga grupi nuk do të mund t’ju lexojë mesazhet që shkëmbeni me njëri-tjetrin.

Gati ta provoni?

 

Zjarr Tv Ad