“Nëse vjen Berisha, PD do të pezullohet nga PPE”/ Ish-kryeministri i përgjigjet deputetit gjerman: Keqardhje, nuk ka ‘goditur’

0
54

Deklaratën e bujshme të deputetit gjerman Gunther Krichbaum, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur një zgjedhje jo fort të goditur

Krichbaum tha se nëse Berisha vjen sërish në krye të Partisë Demokratike atëherë kjo parti duhet të pezullohet nga PPE,  e për këtë ish-kryeministri i bën thirrje që të kontrollojë në arkivat e shtetit të tij për të gjetur qoftë një fakt të vetëm që  ka të bëjë me shpalljen ‘non grata’.

Berisha u shpreh po ashtu se deputeti gjerman është bazuar te një vendim që ka dalë nga Soros dhe Rama.

Berisha: Komenti im është keqardhje, që një deputet i Bundestagut i lejon vetes mendon se mund të ndërhyjë te një proces i lirë te një parti simotër, aq më tepër kur e bën këtë bazuar te një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga Soros dhe Rama. Nuk e quaj zgjedhje të goditur por e ftoj që të marrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij dhe po gjeti dokument të vetëm për të faktuar atë shpifje do ta vlerësoja.

Zjarr Tv Ad