“Neveri të vjedhësh telin e energjisë”, revoltohet Braçe: Banda e hajdutëve lanë pa drita 1 mijë banorë, Policia ku është?! E shoh vetëm nëpër motorra

0
432

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar i revoltuar ndaj hajdutëve që kanë vjedhur kabinat e energjisë elektrike, të cilët kanë lënë pa drita banorët e Divjakës.

Në një postim në facebok, Braçe e quan” turp” dhe “neveri” vjedhjen e telave të bakrit në Karavasta, ndërsa ngre pyetjen se “ku është policia?”.

“Po Policia ku është? 8 vite e njejta bande elektricistesh qe vjedh ne te njejten zone, tani e rikthyer perseri. Bëni punën, kaq u kërkohet”, shkruan Braçe.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

TURP E NEVERI!

TE VJEDHESH TEL!

TE VJEDHESH PER 100 MIJE LEKE!

TE LESH PA DRITA 1000 BANORE PER KAQ!

PO POLICIA KU ESHTE?

Sot midis ores 2.00-3.00 eshte stakuar FIDRI QE FURNIZON NJESINE

REMAS/DIVJAKE;

Stakimi nuk ka qene nga OSHEE per mungese energjie.

Stakimi ka qene i qellimshem nga nderhyrje e jashtme, teknike pa dyshim;

1000 ABONENTE MBETEN PA ENERGJI!

Edhe pse ajo ore e ne erresire, elektricistet dolen, verifikuan linjen meter per meter;

ESHTE VJEDHUR TRE KAMPATA LINJE ME TELA BAKRI NE KARAVASTA PAS KISHES!

Llogaria e hajduteve:

180 METER LINEARE TEL BAKRI,

100-120 KILOGRAM NE PESHE,

800 LEKE PER KILOGRAME;

TE GJITHA BEJNE DIKU TEK 100 MIJE LEKE!

TANI;

Eshte e njejta BANDE HAJDUTESH, TE GJITHE ELEKTRICISTE QE KANE 8 VITE QE VJEDHIN TELA E TRANSFORMATORE NE NJESINE REMAS;

E nisen me vjedhjen e linjes se tensionit te larte qe furnizonte hidrovorin ne 2013 dhe vijojne ende te vjedhin.

Po ta shohesh, kete here kane vjedhur ne zone te banuar, ka shtepi mu aty;

Jam i bindur qe banoret e kane pare kush ka hipur ne njeren shtylle, ka prere telat, ka hipur ne tjetren e tjetren e ka prere 180 meter lineare tela, i ka mbledhur, i ka ngarkuar dhe ka ikur!

ASNJE NUK FLET DHE MIRE TUA BEJNE!

RRINI E DUROINI!

Ne ane tjeter;

PO POLICIA NE DIVJAKE KU ESHTE?

EGZISTON SE UNE VEC PER MOTORRA E SHOH?!

8 vite e njejta bande elektricistesh qe vjedh ne te njejten zone, tani e rikthyer perseri.

BENI PUNEN, KAQ JU KERKOHET!

BENI PUNEN NE CDO ORE!

Zjarr Tv Ad