E mërkurë, Gusht 12, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Showbiz New Yorkun në “Miss USA 2019” do ta përfaqësojë shqiptarja Florinda Kajtazi

New Yorkun në “Miss USA 2019” do ta përfaqësojë shqiptarja Florinda Kajtazi

0
86
Zjarr Televizion Adccccc

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur nata finale e garës më të rëndësishme të bukurisë së New Yorkut.

Kjo e fundit ka mësuar edhe emrin e vajzës më të bukur që ka emrin e një shqiptareje.

Vajza që arriti të rrëmbejë kurorën ishte bukuroshja nga Kosova po që ka kohë që jeton  përtej oqeanit Atlantik, Florinda Kajtazi.

Ajo bëri që të merr votat e shumta të jurisë profesionale, por edhe duartrokitjet e shumë të pranishmëve në këtë ngjarje madhore të bukurisë.

Ajo gjithashtu është shpallur edhe Miss Fotogjenia, e cila i jep vlerësim edhe më madh titullit e më të bukurës.

Zeshkania 27-vjeçare që jeton në Yonkers të New Yorkut do të përfaqësojë këtë të fundit në edicionin e 68-të të Miss USA.

Ndryshe, theksojmë se në edicionin e 67-të të konkursit të bukurisë “Miss USA” kishte fituar Sarah Rose Summers.

Zjarr Tv Ad