Nga ligjet korruptive, tek konçesionet dhe oligarkët/ Gazetari “shuplakë” Ramës: Ja si ndalohet rritja e çmimeve

0
451

Gazetari Mentor Kikia ndërsa ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend, i ka dhënë një “shuplakë” Qeverisë. Në një postim në rrjetet sociale, Kikia shkruan se çmimet as rriten e as nuk ulen me vendim qeverie. Sipas tij çmimet rriten si pasojë e korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Çmimet as rriten e as ulen me vendim qeverie! Çmimet rriten si pasoje e keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Situata që po kalojme sot i ka rrënjet tek privatizimet e pasurive publike sipas parimit “kap e shqyej”. Tek koncensionet korruptive që kanë futur në borxhe vendin deri në vitin 2050. Tek përqendrimi i ekonomisë kombëtare në 5 duar, duke krijuar shtetin privat.

E deri tek korruptimi i ligjibërjes, duke miratuar ligje të posacme, për të favorizuar kompani të caktuara. Ja pse qeveria nuk i ul dot cmimet, edhe sikur te doje tani. Thjeshte bën marrëveshje për të “kaluar lumin”. Ekonomia jonë tani është si ajo shtëpia, çatia e të cilës pikon në të katër anët.

Në vend të “paketes për shpetim” duhet “paketa për ndryshim”, e cila duhet të nisë me shkatërrimin e ngrehines ligjore dhe administrative që është krijuar vit pas viti, qeveri pas qeverie, për të mbërritur deri tek shteti i oligarkëve.”-shkruan Kikia.

Zjarr Tv Ad