Selami Hasani, i njohur në Fier edhe me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e kësaj të diele, kishte një të kaluar të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje, pas një përplasjeje të përgjakshme të ndodhur në vitin 2002 në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Ngjarja që e bëri të njohur emrin e Hasanit ndodhi më 25 mars 2002, pranë zonës së njohur si “Sheshi i Valutës”. Gjatë një shkëmbimi zjarri mbetën të vrarë Julian Isufaj dhe kambisti Esat Tare, ndërsa u plagosën Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit.
Në hasmëri me Arben Isufajn, i njohur si “Ben Qimja”, Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje pas përplasjes me armë në të cilën humbi jetën edhe nipi i Isufajt. Hasani, i njohur në Fier si “Sel Çami”, ishte liruar nga burgu prej disa vitesh. Ai u vra me armë zjarri teksa punonte në murin rrethues të banesës së tij, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur.
Përplasja për të cilën u dënua Hasani ndodhi më 25 mars 2002, pranë “Sheshit të Valutës”, në qendër të Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë Julian Isufaj, nipi i “Ben Qimes”, dhe kambisti Esat Tare. Dy persona të tjerë, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, mbetën të plagosur. Sulaj ishte kalimtar i rastit.
Sipas dosjes hetimore dhe raportimeve të kohës, në përplasje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Si shkak i të shtënave dyshohej një hasmëri e vjetër mes familjeve Hasani dhe Isufaj.
Pas ngjarjes, Hasani u largua nga Shqipëria dhe qëndroi për disa vite në arrati. Më 12 gusht 2009, forcat RENEA e arrestuan në Fier, gjatë operacionit të koduar “Parukieri”. Në momentin e arrestimit, policia i sekuestroi dy pistoleta.
Ai është liruar nga burgu disa vite më parë, ndërsa sot u ekzekutua në një atentat mafioz teksa punonte oborrin e banesës. I plagosur mbeti nipi i tij, Jakupi i cili ndodhet në spital.

