Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë ku një qen i racës Pitbull ka kafshuar në rrugë një fëmijë 4-vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake gjatë këtij incidenti vogëlushja ishte duke lëvizur me gjyshërit. Ka qenë një qytetar ai që ka bërë të mundur largimin e qenit nga fëmija.
Vogëlushi u dërgua me urgjencë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
“Vajza ishte më nënën me gjyshen dhe gjyshin. Qeni po kalonte atje, u turr dhe i kapi kokën. Vajta e kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Qeni ka tre ditë rrugëve. Vajzën e kafshoi në kokë… shpëtoi, fati i saj dhe që unë ndërhyra në moment. Qeni ka gjithë ditën që vjen vërdallë me një zinxhir.
E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte nja 4-vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, tha Sejko Veliu, punëtor.
E tronditur dhe ende e traumatizuar, gjyshja e vogëlushes përshkruan frikën dhe panikun që përjetuan gjatë sulmit.
“Kishim dalë buzë detit, e kisha vajzën përdore. E pashë qenin, bëri sikur iku dhe më pas erdhi dhe iu hodh vajzës”, tha gjyshja e vogëlushes.




