Nga Ylli DYLGJERI
Ngjelat dhe ngjalat qe na mbajne peng
PD dhe aleatet ne daten 7 korrik organizuan nje nga manifestimet me te medha antisistem te pas diktatures. Ky vershim popullor nuk mund te mohoet e te pergjysmohet nga askush.
Isha aty, dhe e ndoqa ate manifestim “ne 3D”: ne gjatesine e bulevardit, perpara tribunes, pas tribunes, ne autobuzet e Tv-ve te trasmetimit, ne pamjet qe jepnin dronet dhe ne pamjet e rrjeteve te individeve ne FB. ISHTE NJE TUBIM MADHESHTOR.
Deri tani nuk po them asgje te re, te pa pare e komentuar nga dhjetra, qindra, e mijra shikues e axhenci lajmesh.
Ky ishte Manifestimi Popullor ne forme.
Ne permbajtje, ishte manifestim qytetar, i te gjithe moshave, e shtresave ne nevoje. Ishte revolte ne permbajtje, ishte shfrim dufi, ishte edhe buzeqeshje. Folesit, duke e vecuar doktor Berishen si snajper i mitingjeve, per te tjeret mund te kem rezerva ne perzgjedhje apo ne permbajten e fjalimeve.
Ky ishte Manifestimi i 7 Korrikut, pa eksese, e qe tronditi gjithekend qe nuk besoi ne suksesin dhe permasat e Tij.
Ne perfundim te Tij, qysh ate mbremje komentuesit televiziv pranuan ne maxhorance suksesin duke shprehur here here edhe habine per kete organizim popullor. Sigurisht mes tyre pati dhe rrjedhje mendimi, edhe fantapolitike, dikush tha se qe sukses i perbashket Rama – Berishe, apo ishte nje montim pjesmarje, per te ardhur edhe tek me fanatiket e regjimit qe i ofruan doren Berishes per kete sukses te pa parashikuar. Jane keto gazetare, po ato zera qe tashme njihen per honoraret, per servilizmin, apo partitizem, jane klientet qe po e vajisin krimin shtetror e po na mbajne peng te ardhmen ne qendrime, veprime e deklarime, por gjithesesi nuk munden tja ulnin dot vlerat tubimit.
Kjo pamje komentesh ishte naten e Manifestimit popullor. Ndekohe, Kryeregjizori i propagandes Rama, i tmeruar se ishte shpallur armik, mendonte per te nesermen. Dhe nuk vonoi. Me mengjez shperthyen tellallet, taulantet, damjanet, lorencianet, mjeranet, e deri te spartaket.
Ndodhi ajo qe pritej.
Propaganda Parti-Shtet ndryshoi menjehere regjister:
Te peshtyhet Manifestimi!
Te zvoglohet, te mohohet, te anatemohet me cdo forme.Folesit e orientuar morren qendrim poshtrues. Plehrat e pa inceneruara shperthyen kazanet dhe qelben ekranet e TV per ta peshtyre, zvogluar, e keqinterpretuar arritjen e shfaqur ne manifestim. Kategoria Ngjele, apo politikanet ngjale, u rreshtuan turpshem duke percuar orientimin e Partise Shtet ne publikun e relaksuar postubim. Mjerim.
Njerez!
Kjo kategori folesish duhet perbuzur, duhet shperfillur, duhet izoluar…dyhet pershtyre.
Kjo kategori po na mban peng. Nuk eshte vetem Edi Rama. Keto te tere jane armiq te lirise.
Keto vriten me suksese,
keto varrosen me buzeqeshje.




