Pas dëgjimit të 4 kandidatëve të Shoqërisë Civile, Avokati i Popullit ia ka përcjellë Kuvendit emrat e tyre, njëri prej të cilëve pritet të jetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Andi Murataj, Mimoza Cinami, Alfred Balla dhe Entela Baci janë emrat e kandidatëve që konkurrojnë për një vend në KLP, organ nga i cili duhet të zgjidhej Kryeprokurori i përgjithshëm.
KLP-ja duhet të ishte ngritur që në muajin prill, por situata u bllokua prej Shoqërisë Civile, që nuk paraqiti asnjë kandidat.



