Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç!

0
97

Kjo e martë, ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.

Besimtarët e ndryshëm vizitojnë Kishën e Shën Ndout nga i gjithë vendi, duke u lutur për shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati.

Për të lehtësuar udhëtimin e pelegrinëve nga veriu i vendit është vënë në punë pas shumë vitesh treni i linjës Shkodër-Laç. Të shumtë ishin qytetarët të cilët udhëtuan me tren, ndërsa shprehen se është ndihmë për ta dhe çmime te favorshme.

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.

Zjarr Tv Ad