Nis seanca në Kuvend/ Deputetët e opozitës ndezin flakadanë dhe godasin tavolinat

0
6

Pas përplasjeve në me punonjësit e Gardës në hyrje në parlamentit, deputetët e opozitës të cilët kanë arritur të futen në sallë ku kanë grumbulluar karriget e deputetëve.

Pas nisjes së seancës nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, deputetët e opozitës kanë nisur t’i bien karrigeve dhe të ndezin flakadanë.

Teksa Kuvendi voton për kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita me sloganin “O sot, o kurrë” po proteston kundër asaj që ajo e konsideron uzurpim të pushtetit të Parlamentit.

Protesta është edhe kundër amnistisë, që sipas saj, organet e reja të drejtësisë u kanë bërë pushtetarëve aktualë për çështjen e inceneratorëve. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta nuk do të jetë vetëm brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, por edhe para Prokurorisë së Posaçme.
“Cilido të jetë çmimi, ne do sjellim para jush çdo dokument të çdo vjedhjeje, nga cilido që e bën atë, por këto nuk mjaftojnë. Duhet zgjidhja dhe zgjidhja nga vrasësit e ligjit dhe të drejtës në institucionin e akuzës nuk vjen kurrë. Zgjidhja vjen nga protesta juaj, të dashur qytetarë, para këtij institucioni që funksionon në mënyrë absolute njëlloj si dikur hetuesit e sigurimit të shtetit”, theksoi lideri demokrat.

I bindur se opozita ka bërë gjithçka duhet për të denoncuar me fakte çdo shkelje në hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, ai thotë se tashmë është radha e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad