Edhe pse emra të mëdhenj si ish-politikanë, aktorë dhe këngëtarë, kishin mbërritur që në orën 10:00 të paradites në Air-Albania, një pjesë e tyre u lanë në pritje deri në momentin që erdhi kryeministri Rama së bashku me kamerat e ERTV-së. Që në hyrjen e tij në qendrën e vaksinimit, kryeministri Rama përshëndeti me një stilt të veçantë ish-presidentin Alfred Moisiu.
Rama-Moisiut: Gjigant si je mirë?
Moisiu: Mirë!
Rama: Do të ulesh pak se është procesi.
Manastirliu: Kjo është salla ku bëhet vaksina, që monitorohet nga mjekët dhe urgjenca kombëtare për çdo problem.
Në daljen e tij për media pas vizitës në qendrën e vaksinimit Rama bëri me dije se ditën e sotme nuk ishin vetëm personalitete që morën vaksinën por edhe të moshuar të tjerë mbi 80-vjeç të rekomanuar nga mjeku i familjes.




