Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, finalizohet marrëveshjeve mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në pallatin e Brigadave në Tiranë marrëveshjet janë firmosur nga Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. 5 marrëveshje lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.
Këto janë 5 marrëveshjet e nënshkruara:
1. Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Niveli i Firmëtarëve: Liderët
2. Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Niveli i firmëtarëve: Liderët
3. Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor. Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë
4. Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS) Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave
5. Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS) Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave




