“Një budalla hedh një gur në lumë”, Balla i prerë për Berishën: Nëse do të isha kryetar i Kuvendit ai nuk do të merrte asnjëherë fjalën

0
108

Kryetari i Grupit Partlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ritheksuar edhe njëherë se rezoluta e Srebrenicës u rrëzua vetëm për shkak se firmëtar i saj është edhe Sali Berisha.

Sipas Ballës asnjë propozim i firmosur nga ish-kryeministri nuk do të merret parasysh, madje ai tha se nëse do tëi shte Kryetari i Kuvendit, Sali Berishës nuk do t’i jepte fjalën në Kuvend.

“Është e pandershmë që të hyjë ky. Një non-grata. Hiqeni këtë edhe pastaj. Berisha nuk ekziston për mua. Sa herë, ja kam thënë sot, sa herë në këto legjislaturë të vijë një propozim që mban firmën e Sali Berishës nuk hyn, për cdo gjë. Se hedh një budalla një gur në lumë, edhe pastaj 100 mend shkojnë.

Ai për mua është i vdekur. Kudo që do të rezultojë e përfshirë firma e zotërisë nuk vlen. Nëse unë do të isha kryetar i Kuvendit, Sali Berisha nuk do merrte fjalën asnjëherë në Kuvend”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad