Kryeministri Edi Rama një ditë para kongresit të Partisë Socialiste i cili do të mblidhet nesër pritet të zhvillojë një takim me kabinetin qeveritar.
Burme për mediat bëjnë me dije se takim i Ramës me ministrat do të zhvillohet tek Vila 30 në kryeqytet, ndërkohë që ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi.
Kujtojmë se nesër më 9 Prill, Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin i cili nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongresit, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët. Takimi i nesërm i socialistëve do të ndahet në disa panele, si situata në Ukrainë, energjetika, shëndetësia apo kushtet sociale




