“Një standart i ri demokracie”, ish-deputeti përshëndet vendimin e “Kushtetueses” për zgjedhjet e 30 Qershorit

0
51

Ish-deputeti Andi Përmeti ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të rregullta zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, në të cilat morën pjesë vetëm Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike. Sipas Përmetit, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit kandidoi për Bindjen Demokratike, koha vërtetoi se kjo parti kishte të drejtë, ndaj ai është krenar për çdo akt të kryer nga Bindja Demokratike.

“Nje standart i ri demokracie!

Krenar per cdo akt te kryer nga Bindja Demokratike. Sot koha vertetoi se te gjithe ne ishim te drejte, konform ligjit dhe ne beteje per te ndaluar nje cmenduri qe do vendoste nje precedent shume te rrezikshem per Shqiperine dhe jo vetem. Sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin absurd per te anulluar zgjedhjet duke vendosur nje standart demokracie ku askush me nuk do guxoj ti heqe te drejten per te zgjedhur qytetareve. Zgjedhjet jane dhe do ngelen perhere e drejte e patjetersueshme e qytetareve”, shkruan Andi Përmeti.

Zjarr Tv Ad