Protesta e sotme kishte të pranishëm edhe artistë, mes tyre edhe Osman Mulën, i cili tha se rinia në Shqipëri është larguar, ndërsa një pjesë e tyre që dalin në protesta arrestohen nga policia.
Osman Mula i bëri thirrje kryeministri që të reflektojë dhe të bisedojë me qytetarët dhe mos i bëjë karshillik, duke shkuar në Dubai me lekët e popullit.
Ai u shpreh se njerëzit nuk kanë bukë të hanë, ndaj ashtu siç e rrëzuan Enver Hoxhën edhe Edi Ramën mund ta rrëzojnë.
“Përshëndetje rini e mrekullueshme. Sepse një pjesë e madhe e rinisë ka ikur, këtë pjesën këtu, policia që dikur thoshim është me ne i marrte zvarrë dhe i fuste në furgona.
Është krim që ti marrësh njerëzit nëpër mitingje, për këta që ka shkruar Migjeni dikur, ti marrësh dhe ti arrestosh është fytyra e një shteti nervoz që ka armën kryesore urrejtjen dhe dhunën. Erdha nga shtëpia se kur pashë një grua që foli disa herë, që ka 100 mijë leke pensionin, 60 mijë lekë paguante dritat, si mundet ajo të rrisë fëmijët.
I them grosisteve, nga e gjetët kaq shpejtë urrejtjen, ju nuk ishit duke vdekur për kafshatën e gojës, e rritet karburantin tre herë brenda ditës.
Prandaj jeni ju dritat e të ardhmes. Ne jemi ata që kemi hedhur Enverin, nuk e kemi problem të të hedhim edhe ty o burri i dheut. E ke gjithë popullin këtu. Njerëzit nuk kanë nuk të hanë dhe ti i bën karshillik, shkon në Dubai, merr edhe tre ministra me vete, me çfarë lekë ke shkuar, me taksat e popullit Pse nuk ulësh të flasësh me popullin”, tha Mula.




