“Nuk është mirë nga ana psikike”/ Evi Kokalari i përgjigjet aktivistit: ‘Garin’ e kam bllokuar në mediat sociale…

0
140

Evi Kokalari, e cila ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha i është përgjigjur aktivistit, Geri Kokalari, që quan atë një figurë patetike dhe gënjeshtare.

Në një reagim në Facebook, Kokalari shkruan se ai është një person jo në gjendje të mirë psikike.

Ndërsa ka bërë publik edhe mesazhin që ai i ka shkuar pak javë më parë.

Evi Kokalai shkruan se prej disa javësh e ka bllokuar, qoftë në e-mail, qoftë në social media.

Reagim i plotë i Evi Kokalarit

Më vjen keq që shoh portale që akoma i japin platform një njëriu që nuk është aspak mirë psiqikisht dhe këtu e kam fjalën për Garin.

Vetëm disa javë më parë, ky individi më shkruante:

“…It’s just too bad that he (your father), didn’t die before you ëere born so we could be spared your verbal diarrhea and idiocy.”

Nëse keni nevojë për përkthim, këtij i vjen keq që im’atë nuk vdiq përpara se të vija unë në jetë. Kaq besoj mjafton që të kuptoni gjëndjen e tij psikologjike.

Personalisht kam javë që e kam bllokuar, qoftë në e-mail, qoftë në social media, por më vjen keq që shoh se ka akoma portale kaq të dëshpëruara për lajm, që as nuk e marrin parasysh fare faktorin psikologjik të kontribuesit.

Zjarr Tv Ad