Nuk kishte ndodhur më parë, Presidenti shkon në koncertin e qeverisë

0
401

Për herë të parë një President i Republikës të shkojë në një festë të qeverisë.

Edhe kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Bamir Topin apo kur kryetar shteti ishte Bujar Nishani, kjo nuk ndodhi.

Por presidenti i ri, Bajram Begaj u shfaq i qeshur krahas kryeministrit Rama, kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj gjatë manifestimit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.

Siç shihet nga fotot, Begaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj./syri

Zjarr Tv Ad