Në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend duhet të funksionojë ashtu si në çdo qytet të botës, ku jo çdo “barrë” e shërbimeve apo projekteve t’i kalojë qeverisë.
Rama tha se bashkitë duhet të tregohen ‘kampione’ në digjitalizimin e shërbimeve dhe administrimi të jetë i duhuri, se vetëm në këtë mënyrë sipas tij nuk do të ketë probleme financiare. Kryeministri paralajmëroi marrjen e masave në rast se në bashki nuk ka përgjegjshmëri të personave në detyrë apo nëse nuk përmbushen detyrimet financiare.
“Pa folur për shërbime të tjera, pastrimin, transportin public që nuk organizohen lehtë. Në të gjitha këto kemi mundësi të shohim se nuk po flasim për gjëra të pabëshme, pse duhet të jetë qeveria kampione në digjitalizim, pse most ë jenë bashkitë, në të gjithë botën ndodh e kundërta. Këtu qeveria qendrore ka bërë revolucion deri në fund me shërbimet, a aka kuptim që shërbimet publike të jepen me letra e të mos jenë online, të jenë të prapambetura?
Në fund të fundit, për fiziologjinë e vet roli i kryetarit të bashkisë është ai i njeriut më të afërt me qytetarët, pse duhet ta ketë këtë ngarkesë qeveria, mbi 90%?
Ça ndodh, pse? Sot nuk jemi në vitin 0, jeni njerëz që keni parë botë me sy, keni kontaklte personale me kryetarë bashkie dhe e dini shumë mirë se këto qe them unë janë normaliteti në ccdo qytet. Nuk mund të vazhdojë këtë histori, borxhet në derën e qeverisë, problemet po ashtu, projektet i kufizojnë vetëm në ato që financohen vetëm nga buxheti dhe nuk dalin jashtë rrethit vicioz. Sot qytetet tuaja janë më të pastra para se ne të merrnim, një masë.
Kjo tregon që gjërat bëhen, 45 bashki nuk kanë probleme financiare,pashë Konispolin. Është bashki e vogël dhe s’ka asnjë problem financiar. Ku ndryshon Konispoli me Tropojën, janë dy skaje? Janë ccështje administrimi dhe përgjegjësie, e kuptoj se ka akumulim nga e shkuara, por është e njëjta arkë.
Si me pastrimin e njëjta gjë vlen dhe me pastrimin e borxheve, kemi disa partnerë në sallë.
Ne do të marrim masa në rast se nuk përmbushen detyrimet në aspekt financiar, situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më kur bën sikur nuk e sheh, kështu si me pastrimin do bëjmë dhe me disiplinën buxhetore. Është absolutisht e vërtetë që kjo pamje nuk është vetëm vepra juaj por në atë zonën jeshile shumë nga bashkitë janë aty prej kryetarëve, me lidership e përgjegjshëmri, përmirsime të ndodhura në këtë periudhë. Nuk justifikohet papërgjegjshmëria e bashkisë me detyrën, duke mbyllur sytë”-tha Rama.




