“Numri i votave të pavlefshme ka qenë goditje për ne”, Balla ‘ankohet’ për zgjedhjet e 25 Prillit: PS humbi 4 mandate, për shkak të fletës së votimit…

0
28

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë seancës së dytë plenare të mbajtur në Kuvend gjatë ditës së sotme, nuk ngurroi të fliste edhe për zgjedhjet e 25 Prillit të cilat sipas tij, prodhuan një nuëmr të lartë fletësh të pavlefshme që dëmtonin partinë Socialiste. Balla tha se me këtë numër të votave të pavlefshme që kishte ardhur si pasojë e paqartësisë së fletës së votimit, PS kishte humbur edhe 4 mandate të tjera.

Sipas tij PS, do të kishte fituar një mandat më tepër në qytetin e Elbasanit, Dibrës dhe Shkodrës.

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS

“Është i qartë dhe pa asnjë pikë ekuivoku se ky është vlerësimi më pozitiv dhënë ndonjëherë për zgjedhjet. Meritë e padiskutueshme u takon qytetarëve që shprehën vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës. Nëse doni të vazhdojmë më tej me argumentet e shtuar nga Ohihr në raport përshkruhet pozitivisht e gjithë puna e KQZ edhe pse gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi.

Mënyra e hartimit të fletës së votimit ndoshta nuk qe ajo që duhej se fakti që kemi 80 mijë vota të pavlefshme këtu biem dakord që e vetmja forcë e goditur është PS e cila do të kishte 78 mandate dhe jo 74. Do të kishim një mandat më shumë në Elbasan, në Dibër po pse jo edhe në Shkodër. Por kjo çështje është mbyllur. Ajo që na bie mbi supe si përgjegjësi është çështja që ka të bëjë me adresimet e rekomandimeve të Odihr.

Ajo që kanë rëndësi në një komision hetimor janë rekomandimet. Le të jetë puna e këtij komisioni një model shumë i mirë, edhe për një komision tjetër që duhet të ngrejë Kuvendi për çështjet zgjedhore. Ju PD penguat votën e emigrantëve. Pasi mbaruat të gjithë afatet është një ri që tha se PS pengoi votën e qytetarëve. Natyrshëm është në dinjitetin moral politik të këtij Kuvendi që gjithë reforma që duhet bërë duhet të garantojë që në zgjedhjet e ardhshme, se besoj jeni të qartë se zgjedhjet vendore do të jenë në vitin 2023 me rekomandimin e Venecias. Le të fillojmë punën sot që në 2025 edhe qytetarët shqiptarë jashtë të votojnë,” deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad