Operacionalja kontrolle për persona me armë, “skanohen” edhe makinat për drogë

0
35

Efektivë të Forcës Operacionale, Shqiponjave dhe Policisë Rrugore të Tiranës, kanë dalë mbrëmjen e sotme në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Po bëhen kontrolle për kapjen e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me automjete me xhama të zinj të pacertifikuar apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave.

Gjithashtu, Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, Forcat Operacionale, dhe Policia Rrugore janë duke zhvilluar kontrolle të shumta në kryeqytet, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun. Edhe ditë më parë kontrolle të tilla janë zhvilluar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Zjarr Tv Ad