“Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”. Kështu deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, pas daljes së saj nga selia e PD, ku zhvilloi një takim me Lulzim Bashën.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët Kryemadhi tha se zgjedhjet e 30 qershorit treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Edi Ramën. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse opozita do t’i kthehet protestave, ajo nuk tha detaje, ndërsa shtoi; “E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë”.




