Pasditen e sotme në orën 18.00, opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit.
Deri më tani nuk dihet se ku do ti bashkohet protestës, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.
Sakaq në orën 11.00 të paradites së sotme Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë, do të prezantojnë programin e detajuar lidhur me detyrat e qeverisë tranzitore.
“Në orën 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim, si një përshkallëzim i mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00 do të shpalosim bashkë me koalicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensifikisht për programet tona respektive politike dhe ekonomike për ofertën tonë për shqiptarët”, tha Basha pas një takimi që pati këtë të mërkurë me Kryemadhin.
Rrugët që pritet të bllokohen
Tiranë- Te sheshi “Shqiponja”
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës Kombit
Qarku Shkodër- Rruga Shkodër-Koplik
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
Qarku Durrës- Plepa, në hyrje te Autostradës
Qarku Tiranë- Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçë – Hyrja, rruga nacionale e Korçës
Qarku Gjirokastër- kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar
Qarku Berat te Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore
Qarku Vlorë- Hyrja e superstradës Vlorë- Levan.




