Postimi i deputetit të Durrësit dhe ish-kryetarit të degës lokale të PD, Ferdinand Xhaferaj lidhur me datën 8 janar, ka nxitur një reagim të fortë në rrjete sociale nga një pjesë e demokratëve të qytetit bregdetar.
Në një postim në Facebook, Ferdinand Xhaferraj shkruan se 8 janari do të mbahet mend si dita e fundit e një PD-je të kapur nga hijet e së shkuarës, duke ‘goditur’ në këtë mënyrë ish-kryeministrin Berisha.
“8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe çdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës.
Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj“, shkruan Xhaferaj.
Mirëpo kjo ka sjellë reagime të shumta në radhët e demokratëve të Durrësit, një ndër ta është dhe ish-kreu i PD Durrës, Osman Stafa, i cili tha se fajin e kanë vetë ata që janë sot drejtues të PD-së, të cilët nuk dinë të drejtojnë .
Postimi i Osman Stafës
Ne koh te trazuara
ruhet kthjelltesia e mendjes.
Ndaj po te bej kete koment…
…per ju Fredi!




