Gjykata e Rrethit Tiranë ka pranuar ankimimin e Partisë së Lirisë, sa i takon çështjes së Autoritetit të Dosjeve, institucion i cili u padit nga kreu i PL-së, Ilir Meta.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili në një deklaratë të përbashkët me avokatin e Metës, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se Gjykata ka rrezuar Prokurorinë.
Sipas Vasilit, ky vendim është i rëndësishëm, pasi vërteton çdo gjë që është bërë publike lidhur me kete ceshtje, që siç tha ai eshte skandaloze.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar ankimimin e bërë nga avokatin e Ilir Metës, Genc Gjokutaj lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve, një çështje skandaloze, ku gjykata pranon ankimin dhe rrëzon vendimin për mos fillimin e hetimeve lidhur me çështjen që Ilir Meta ngriti padi kundër Autoritetit të Dosjeve. Ky vendim është i rëndësishëm pasi vërteton çdo gjë që ne kemi bërë publike kur paraqitëm ankimimin dhe arsyet konkretë”, tha Petrit Vasili.




