Paloka: Nano nuk u largua se nuk luftoi krimin, i cili lulëzon me rilindjen…

0
112

Nga Edi Paloka

Gledis Nano u shkarkua se “nuk realizoi objektivat”! Cilat ishin objektivat? Lufta kundër krimit? A është i besueshëm ky argument për një qeveri të lidhur kokë e këmbë me krimin? Një qeveri që ka emëruar dhe ka mbështetur drejtorë policie vetëm ata që plotësonin dy kritere kryesore;

-militantë të bindur të rilindjes (hajdutë votash),

-lidhje me krimin.

Pra, nuk e ha kush që Nano u shkarkua se nuk luftoi krimin. Krimi lulëzon që kur ka ardhur “rilindja” dhe Rama në pushtet pikërisht me bekimin direkt të këtij të fundit. Po atëherë cila është arsyeja ? Deri tani dihet dhe është deklaruar që Nano ka patur mbështetje amerikane… Dihet gjithashtu që atij iu kërkua dorëheqja dhe ai nuk pranoi!

Ndërkohë, është vërtetuar më se një herë, se Rama që i përdor ndërkombëtarët në mënyrën më të rëndomtë, sa herë e kur i duhen, në mënyrë po aq të rëndomtë i shpërfill e madje i poshtëron kur preket interesi i tij.

Sidoqoftë “misteri” i shkarkimit të Nanos nuk do mbetet pa zbuluar dhe shpejt, por dhe një herë, është e sigurtë që nuk është mosrealizimi i objektivave në luftën kundër krimit , arsyeja pse u shkarkua.

Zjarr Tv Ad