Gazetarja Anila Hoxha ka dekalruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) mund të ketë në dosje histori që do të trembin shumë zyrtarë.
Ajo tha në “Top Story” se çështja e ish-zv.ministres Voda u përdor si një lloj testi për anëtarët e BKH-së, teksa shtoi se SPAK i është afruar folesë së grerëzave me arrestimet e disa zyrtarëve.
“SPAK mund të ketë histori që mund të trembin mjaft zyrtarë. SPAK iu afrua folesë së grerëzave. Ka pasur prova se historia e peshkut të madh u bë si historia e peshkut të artë. Një ish ministër i Mjedisit, kemi prokuror Sali Hasën, Enkeleda Hoxhën. Nga shtatori ata i kanë testuar agjentët e BKH. Çështja Voda u përdor si një lloj testi për BKH. Autoritetet e drejtësisë dhe policisë patën dekonspirim jo nga paaftësia, ka pasur persona që kanë ikur dhe nuk janë kapur, është efekti surprizë. Unë kam raportuar qëkur aty ishte reparti special, unë e dija çfarë ndodhte edhe çfarë lëvizte në ato korridore. Informacioni është kthyer në një kapsulë.




