Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka paralajmëruar iniciativat e reja që do të fillojë Departamenti Amerikan i Shtetit për të luftuar korrupsionin.
Deklarata e saj vjen në vijim të Samitit për Demokraci, teksa shprehet se këto iniciativa do të mbrojnë edhe zgjedhjet e lira dhe proceset e tjera politike.
“Në vijim të Samitit per Demokraci, DASH po fillon iniciativa për të luftuar korrupsionin (përfshirë Koordinatorin e ri për Antikorrupsionin Global), për forcimin e reformatoreve demokratikë, si edhe mbrojtjen e zgjedhjeve te lira e të ndershme dhe proceset politike”, shkruan Yuri Kim.




