E hënë, Prill 6, 2026
Ballina Aktualitet Partitë opozitare me një kandidat të përbashkët, por jo politik në zgjedhjet...

Partitë opozitare me një kandidat të përbashkët, por jo politik në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Berisha

0
3

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar propozimin e Agron Shehajt që partitë opozitare të krijojnë koalicion dhe të dalin me kandidat të përbashkët, por jo politik, në garën për Bashkinë Tiranë.

Berisha u shpreh se është dakord që të dalin me kandidat të përbashkët, duke theksuar se e mbështet plotësisht propozimin.

Por theksoi ish-kryeministri “që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë”.

“Të paktën duhet të ketë një program ku çmonton të gjithë batërdinë bazuar në politikën e narkoshtetit”, deklaroi Berisha.

Pyetje: Agron Shehaj ka deklaruar se partitë opozitare do të duhet të dalin me një kandidat jopolitik në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës? A e mbështesni?

Sali Berisha: Për të dalë partitë opozitare me një kandidat këtë e mbështes plotësisht, por që të pretendohet të zgjidhet kryetari i Bashkisë së kryeqytetit një njeri jopolitik këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë.

Zjarr Tv Ad