Pas takimit me delegacionin e AAK, Balla në deklaratë për mediat: Shqipëria dhe PS mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO

0
70

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur në një takim një delegacion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një deklaratë për media Balla tha se gjatë këtij takimi dy ishin çështjet për të cilat u diskutua në takim, ishin anëtarësimi i Kosovës në NATO, për të cilën Shqipëria do të japin mbështetjen maksimale, si dhe për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila do të afronte edhe më shumë kombin shqiptar.

“E kemi shtrirë bashkëpunimin mes parlamenteve, kemi kaluar në dy nivele të komisioneve dhe grupeve prlamentare.

Është me rëndësi të veçantë për shkak të peshës së rëndësishme që luan ky rol.

Dua dy gjëra ti them të rëndësishme nga takimi. E para ka të bëjë më anëtarësimin e Kosovës në NATO. Hardinaj dhe Tahiri e kanë patur themelore këtë çështje. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dhe e dyta që dua të nënvizoja është e linjës hekurudhore, Durrës-Prishtinë.

Rama jo vetëm që e ka përqafuar që ditën e parë, po natyrshëm jemi në fazën për të shkuar në fazën e tretë të ndërtimit. Sa më i fortë të jetë bashkëpunimi aq më mirë bëjmë secili prej nesh detyrën.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad