E diel, Prill 19, 2026
Ballina Aktualitet Pasi na mori Himarën dhe detin, tashmë Greqia na merr dhe Skënderbeun,...

Pasi na mori Himarën dhe detin, tashmë Greqia na merr dhe Skënderbeun, diplomacia shqiptare hesht

0
119

Për vite me radhë emrin e Skënderbeut janë përpjekur ta përvetësojë shumë vende të ballkanit, por për herë të parë qeveria greke e ka shpallur Skënderbeun “hero kombëtar grek”

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëme të Greqisë në datën 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”.

Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar, statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve.

Pasi na mori Himarën dhe detin, tani Greqia  na mori edhe Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një mosinformacioni të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i jashtëm grek, që e shpall qëndrimin zyrtar se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.
Burimi:Fax News

Zjarr Tv Ad