“PD do të zhvillojë protestë” – Ambasada e SHBA korrigjon njoftimin

0
24

Ambasada amerikane në Tiranë ka korrigjuar njoftimin në faqen zyrtare lidhur me një protestë të paralajmëruar këtë të mërkurë në orën 17:00 përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Në faqen e saj, ambasada i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangnin zonën ku do të zhvillohej tubimi.

Ndërkohë apeli për kujdes niste me fjalinë se “Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit”.

Por në faqen zyrtare të ambasadës, mund të shihet që ky njoftim është përditësuar.

Fjalia ku përmendej se protesta e sotme ishte lajmëruar nga PD, është korrigjuar, duke e hequr Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad